Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është shprehur se nuk do të habitej nëse qeveria shqiptare do të fshihej pas zhdukjes së Ervis Martinajt. Në një intervistë në studion e Panorama TV, Balliu u shpreh se hapja e basteve online po bëhet që vëllai i kryeministrit Rama të bëhet mbreti i tyre. Ai tha se Olsi Rama është mbreti i bitcoin dhe janë pastrim parash.
“Do habiteshit? Jo, a nuk e shoqëronte një polic atë. Po raste të tjera, përplasje bandash, që dilte ndonjë efektiv policie. Nuk ishin drejtorët e Tahirit që merreshin me trafik.
Bastet online janë për Olsi Ramën, Olsin e bitcon, partneri i tij kërkohet në Spanjë. Kazinotë janë të Olsi Ramës, pastrim parash, e di çdo shqiptar.
Këto licensa bëhen për Olsi Ramën, t’ia japin atij, t’i ketë në kontroll, jo vetëm të jetë mbreti i bitcon por edhe i basteve.
SPAK është skapi i partisë, u bë lajm 2 javë se erdhi Dumani, aty ishte, s’ka bërë ndonjë punë”, tha Balliu.
Diskutime rreth kësaj post