Në qershor të 2014-s, Lorik Cana i dha fund beqarisë duke u martuar me arkitekten italiane Monica, me të cilën një vit më vonë mirëpriti fëmijën e tij të parë, Boiken.
Gjatë këtyre katër viteve, Monica duket se është përkushtuar shumë për të mësuar shqip.
E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram nëse ka mësuar të flasë shqip, Monica shkruan:
“Është një gjuhë e vështirë, por po e provoj… Asgjë nuk është e pamundur”.
Një tjetër ndjekës e pyet se, çfarë fjalësh di ajo shqip.
“Shumë fjalë, por e preferuara është “xixëllonja”, shkruan bashkëshortja e Lorik Canës, shkruan Iconstyle.
Por një nga pyetjet që mund ta keni menduar, duke marrë parasysh patriotizmin e Canës, është nëse edhe djali i tyre flet gjuhën tonë.
“Boiken flet italisht me mua, shqip me të atin dhe frëngjisht me të dy”, tregon Monica Cana. /albeu
Diskutime rreth kësaj post