Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli teksa bëri përgjegjës Bashën për gjendjen në të cilën ndodhet PD sot, foli edhe për zgjedhjet e ardhshme.
E pyetur se a është i drejtë vendimi që Sali Berisha të jetë pjesë e listave që PD po harton për zgjedhjet e 2021-shiut, Topalli dha një përgjigje të prerë.
“Unë nuk e dëgjoj shumë të them të drejtën. Unë jam sot me ju për të folur dhe për të paralajmëruar se të tre (Basha, Rama, Meta) këta po mbrojnë sistemin e tyre, treshen e tyre të korruptuar.
Ndërsa për zotin Berisha mendoj se ai e ka bërë vazhdimisht betejën e tij kundra qeverisë. Mendoj se beteja duhet të jetë më e gjerë se sa kaq”, – u shpreh ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Diskutime rreth kësaj post