Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka konfirmuar se janë në bisedime me aleatët e tjerë të vegjël për të formuar një grup të ri parlamentar.
Gjatë një interviste televizive, Shehi tha se krijimin e një grupi parlamentar veçmas atij të PD-së, ka vetëm qëllimin për t’i dhënë mundësi për të folur më shumë atyre.
“Patëm takim informal për të diskutuar krijimin e një grupi parlamentar. Është diskutuar grupi i qendrës së djathtë. Një shans i mirë për ne që të kishim më shumë hapësire brenda parlamentit.
Besoj se i bën mirë opozitës shqiptare. Opozita ka nevojë për zëra ndryshe, për debat të brendshëm. PD do bëjë mirë të na japë një shans. Duhet të mbyllet njëherë dita e parë e seancës së parë. Në seancën e parë, dytë, tretë do fillojnë të deklarohen grupet siç e ka rregullorja.
Një grup parlamentar është një instrument politik. Kjo na jep një shans për të pasur mundësi për të folur më shumë. Po na e dhanë do të bëjnë mirë, po s’na e dhanë pastaj do shohim mundësinë për të komunikuar me qytetarët që na kanë zgjedhur,” u shpreh Shehi.
I gjendur përballë pyjtes nëse ka pasur një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha në lidhje me këtë temë, Shehi tha se jo, por të tjerët që janë pjesë e kësaj iniciative janë takuar me Bashën.
Diskutime rreth kësaj post