“Çdo mik i SHBA, për fat të keq konsiderohet si një shënjestër e Iranit”, kështu u shpreh nga Tirana Gjenerali amerikan Michael Barbero. Barbero deklaroi se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.
“Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike.
Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjilente në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike”, – tha Barbero.
Diskutime rreth kësaj post