Një ditë më parë, në media qarkulloi një lajm se hotel “Plaza” është shitur.
PD tha se pas kompanisë kineze që u përfol për blerjen e “Plaza”-s, në të vërtetë qendron biznesmeni Gaz Demi dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.
Por si është e vërteta?
Behar Male, një prej dy aksioneve të këtij hoteli, thotë se ky lajm nuk është i vërtetë.
“Lidhur me informacionin e shpërndarë në media mbi shitjen e Plazës, sqarojmë se nuk është i vertetë dhe për më tepër nuk jemi kontaktuar nga asnjë kompani kineze”, thotë ai.
“Eshtë e vertetë se në hotelin tonë flenë një numër i konsiderueshëm kinezesh por kjo s’ka lidhje me shitjen e hotelit”, thotë më tej Male.
Sipas tij, shprehje interesi për “Plazën” ka pasur kryesisht nga kompani amerikane, franceze etj.
Kësisoj, “The Plaza Tirana” vazhdon të jetë në pronësi të dy kompanive shqiptare “Agna Group” me themelues Vasil Naçin dhe TID me themelues Behar Malen.
Diskutime rreth kësaj post