Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri kryebashkiakët e gjithë vendit. Mirëpo në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Ramës, ka rënë në sy mungesa e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit.
Kjo vjen si rrjedhojë e përplasjeve të vazhdueshme brenda partisë, pasi Leli nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.
Prej disa javësh socialistët e Bashkisë Vlorë kanë kërkuar takim me Dritan Lelin në ambientet e bashkisë ose teatrit “Petro Marko” por ky i fundit kërkon mbledhje online për shkak të pandemisë.
Diskutime rreth kësaj post