Gjatë një interviste televizive, ish-ministri Arben Imami i pyetur nëse Berisha është apo jo i korrptuar, u përgjigj se asnjë njeri nuk është i korruptuar nëse për të nuk janë paraqitur prova.
Ndër të tjera, Imami tha se pavarësisht vendimit për Berishën, ai mbetet lideri historik i së djathtës, ndërsa SHBA-ja është vendi me të cilat janë të lidhura interesat e Shqipërisë.
”Në një vend asnjëri nuk është i korruptuar po nuk u provua. Pyetja është e padrejtë. Sa i përket deklaratës, do të shohim si do të vijojë. Berisha e ka marrë përsipër. Çfarëdo që bëjmë ne, nuk është informacion, sqarim për situatën”, u shpreh Imam.
Diskutime rreth kësaj post