Mjeku Pëllumb Pipero ka përgënjeshtruar lajmet lidhur me përdorimin e ibuprofenit në luftën kundër COVID 19. Sipas Piperos, nuk ka asnjë të dhënë shkencore që Ibuprofen është i dëmshëm.
“A është e vërtetë që ibuprofeni nuk duhet marrë, që shkakton dëm për shëndetin, infektohesh më shpejt, të rëndon situatën?”, e pyeti gazetarja Eni Vasili.
“E kundërta është e vërtetë. Nëse personat nuk kanë probleme me stomakun, ibuprofenin mund ta marrin por me këshillën e mjekut, jo për qejf. Ta marrin me këshillën e mjekut por nuk është i dëmshëm”, u shpreh Pipero.
Diskutime rreth kësaj post