Ish-ministri i jashtëm nga radhët e PD-së Besnik Mustafaj, teksa ka qenë në Universitetin e Korçës për promovimin e librit të tij, nuk i ka shpëtuar pyetjeve mbi garën që ka nisur për kryetarin e forcës më të madhe të opozitës.
Sa i takon garës, Mustafa tha se kandidatët do të duhej që të kishin më shumë kohë në dispozicion për të paraqitur idetë dhe platformën e tyre, ndërsa tha se sa kohë që ata kanë vendosur të garojnë, besojnë se mund ti thyejnë këto pengesa.
“Unë jam si ju në këtë proces, e shoh vetëm nga jashtë. Janë caktuar disa kritere nga kryesia e partisë demokratike, do të degjojmë argumentat e atyre që janë përjashtuar, nëse e kuptojnë që janë brenda kritereve apo jo. Unë nuk jam në gjendje të vlerësoj kriteret nëse ishin të drejta apo jo.
Koha e shkurtër në perceptimin tim nuk do i lejojë ata që të shfaqin alternativat e vërteta. Të mos bëjmë atë që “i zoti e jep e tellalli se jep”. Unë në këtë rast jam tellalli, ata që janë në garë janë vlerësuesit e vërtetë të mundësive”, – u shpreh Mustafaj përpara gazetarëve.
I pyetur për çështjen “Berisha’, ku DASH e shpalli non grata ish-kryeministrin, Mustafaj tha:
“Është në një proces gjyqësor, të shohim çfarë do ndodhë”.
I pyetur për Lulzim Bashën nëse duhet të jepte apo dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, Mustafaj nuk ka pranuar të komentojë.
Diskutime rreth kësaj post