Uji me limon, në fakt, është një aleat shumë i vlefshëm për dietën tonë, edhe pse në disa raste bën dëm. Por të zbulojmë bashkë efektet e mira në trupin tonë nëse e konsumojmë çdo ditë si dhe rastet kur duhet shmangur.
Si të dobësoheni shpejt dhe në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme?
Duke konsumuar cdo ditë ujë me lëng limoni të saposhtrydhur, veçanërisht në mëngjes para ngrënies, do të shikoni një përmirësim të dukshëm të lëkurës, pasi vitamina C që përmban limoni i jep shkëlqim fytyrës. Benefite të tjera të rëndësishme ka në sistemin e tretjes, pra do të ndjeni një përmirësim të metabolizmit, do të keni shfryrje të barkut dhe si një pije naturale diuretike, do t’ju ndihmojë të largoni toksinat dhe lëngjet e tepërta në trup duke favorizuar humbjen e peshës.
Mos pini kurrë ujë me limon në këto raste të veçanta.
Uji me limon e ndihmon trupin tonë të pastrohet, të gjejë energjinë e duhur falë vitaminës C, dhe gjithashtu duhet theksuar se limoni është një burim i jashtëzakonshëm kaliumi, kalciumi, magnezi, fosfori dhe mineralesh të tjera; ai është një suplement natyral për t’u përdorur pas stërvitjeve të ndryshme, pa llogaritur që shërben edhe për higjenën orale duke luftuar erën e keqe të gojës. Zvogëlon irritimet dhe dhimbjet e plagëve të ndryshme pasi ka aftësinë të shkrijë acidin urik që depozitohet në nyjet e trupit si dhe ndikon në forcimin e sistemit tonë imunitar.
Por ekspertët këshillojnë të mos konsumohet uji me limon në rastet e djegieve të shpeshta të stomakut, ulçerës, mungesës si kaliumit, migrenës dhe marramendjes.
Diskutime rreth kësaj post