Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” ka qenë Adrola Dushi, modelja e njohur është vendosur përballë pyetjeve të gazetërëve të vegjël, të cilët ia dolën t’i rrëmbenin disa deklarata për jetën e saj private.
“A ke një Capo në jetën tënde”?-ishte pyetja drejtuar Adrolës, bazuar në thashethemet që prej kohësh kanë qarkulluar lart e poshtë për një lidhje të saj të mundshme me Trim Ademin, e njohur si Capital T.
“Unë capo jam i vetes time. Do të doja të kisha një capo në jetën time. Dua të kem një partner capo. Ne vetem shokë jemi me capon”,-është shprehur Dushi.
Në rrjedhën e pyetje mbi jetën personale, modelja u pyet gjithashtu nëse ishte e dashuruar.
Por, edhe këtë herë ajo dha një përgjigje diplomatike, pa zbuluar emra.
“Sigurisht jam shumë e dashuruar. Nuk jetohet pa dashuri”,-tha Adrola.
Ajo që bëri përshtypje ishte insistimi i moderatores Alketa Vjesiu, kur u përmend emri i
Capital T, duke u shprehur se udhëtimet e shpeshta New York-Prishtinë të modeles dhe këngëtarit nuk ishin pa një arsye.
Nga ana tjetër, më herët në një intervistë Trimi ka treguar pse e mban kaq hermetike jetën private.
“Përafërisht jam i njëjtë, edhe në jetë publike, dhe në atë private. Jetën private kam qejf ta mbaj private. Mendoj që gjërat më të mira duhet t’i mbash për vete. Lidhja është diçka shumë personale, përdor shumë elementë të ndryshëm që ndoshta nuk shfaqen në raporte të tjera. Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka mirë, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah sepse ndoshta s’ka qejf. S’do të thotë se të gjithë personat me të cilët kam pasur marrëdhënie kanë qenë figura publike”, shtoi reperi.
Diskutime rreth kësaj post