Para disa ditësh në gazetën austriake doli një shkrim që Ilir Meta kishte bërë lobim 700 000 euro në SHBA. Presidenti ka folur për shkrimin e gazetës austriake sipas të cilës ai ka paguar 700 mijë dollarë për lobim në SHBA, foli edhe për disa aludime se personi që ka folur me gazetën është Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e Kastriot Ismailaj.
Meta tha se i ka kërkuar prokurorisë mbrojtjen e saj, sepse gjykonte se mund të ishte në rrezik.
“Me të nuk kam lidhje. Bashkëshortin e kam njohur që në fillim të viteve 90′, ka mbaruar edhe ai fakultetin e ekonomisë. Shtypi pranë qeverisë këtë punë ka çdo dy vjet, çdo vit.
I kam kërkuar prokurorisë, të marrë në mbrojtje zonjën, sepse kam dyshuar që ndaj saj mund të kishte qëllime të këqija, për shkak të konflikteve që ka patur bashkëshorti i saj për çështjen e CEZ që i kërkohej të tërhiqej nga arbitrazhi.
I kërkohej që zonja të bënte deklarata kundër meje nga persona të afërt me qeverinë. I kam kërkuar prokurorisë që ajo edhe shteti të marrin masa për të garantuar sigurinë e saj.
Bashkëshortin e kam njohur, sic kam njohur Edi Ramën, por nuk do të thotë që Rama ato që bën sot i bën në bashkëpunim me Ilir Metën”. tha ai.
Diskutime rreth kësaj post