Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, sqaroi në emisionin “Real Story”, deklaratën e saj të bërë pak kohë më parë në po të njëjtin emisioni mbi rotacionin politik në Shqipëri.
Kryediplomatja amerikane tha se deklarata e saj nuk nënkuptonte që SHBA është për rotacion politik, por se ndryshimet e qeverive apo transferimi i pushtetit në mënyrë paqësore janë të mira.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: Tani, kthehemi tek zgjedhjet në Shqipëri; në intervistën tonë të parë në verë, një nga përgjigjet tuaja, e cila ishte përgjigje normale për një pyetje normale timen, se sa i mirë, rifreskues është rotacioni politik, në fakt i gëzoi shumë njerëz në opozitë. E morën si mesazh se SHBA mbështet rotacionin, rotacionin politik në vend. I qëndroni atij pohimi?
Ambasadorja Kim: Më lejoni ta sqaroj këtë. Ajo që doja të thoja është se, në parim, ndryshimet e qeverive, transferimi i pushtetit në mënyrë paqësore, janë të mira dhe për këtë janë zgjedhjet. Por zgjedhjet janë edhe për zgjedhjen që bëjnë votuesit ndaj nuk është për mua apo ndokënd tjetër jashtë Shqipërisë që të komentojë se kur duhet të ndodhë tranzicion dhe kush duhet të zgjidhet. Këtë e vendosin votuesit shqiptarë.
Sokol Balla: Dakord, kjo qeveri mendon se i takon të luftojë për një mandat të tretë, por është një territor me akull ky sepse, nëse fitojnë, do ishte hera e parë që një parti e vetme qeveris vendin për një periudhë të gjatë kohe, e cila mund të shkojë në 12 vjet. Për mua, është një eksperiment i ri social që s’ka ndodhur më parë. Ju thatë dhe ne sigurisht e dimë që është vullneti i popullit për të vendosur partinë që do qeverisë për katër vitet e ardhshme. Varet nga ata, sa kohë që rezultati është i pastër dhe i lirë. A shihni problem tek kjo?
Ambasadorja Kim: Iu përgjigjët pyetjes tuaj, Sokol…
Sokol Balla: E di, e di. Po mendoj me zë…
Ambasadorja Kim: …e vendosin votuesit. Nuk është gjë që e vendos ambasadorja amerikane apo ndonjë i huaj tjetër.
Diskutime rreth kësaj post