Edvin Kulluri u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Log’ se ‘Grupimi për PD-në’ mbështet diskursin e mbajtur ish-kryeministri Sali Berisha pasi, sipas tij, vendimi i fundit i kreut Lulzim Basha ishte i disati i marrë në mënyrë personale.
“Deklaratat i kemi pasur publike. Sali Berisha e mbajti qëndrimin e tij të parë, e mbështesim diskursin e tij meqë ka të drejtë sepse ky vendim i fundit ishte i distati i Bashës, personal në kushtet e shkeljes së statutit. Bazuar në principet tona, vendimi për Berishën duhej të merrej në kryesi të Partisë..” – tha Kulluri.
Po ashtu, Kulluri tha se në sallën ku Fatbardh Kadilli prezantoi nismën e tij të re “Iniciativa Demokratike”, ndodheshin edhe dy-tre veta që mbledhin vota për Sali Berishën.
“Por, nuk është çështja këtu. Nëse parimet tona përputhen me aksionin e Berishës, nuk e përjashtoj bashkëpunimin. Të jemi realistë, fuqia karizmatike e Berishës është fakt i padiskutueshëm në parti. Ato salla që mbush Berisha, ne i kemi mbushur me 50-110 vetë.” – tha Kulluri.
Por çfarë duhet të bëjë Berisha që të ketë edhe mbështetjen e plotë të Kullurit? Ai thotë se nuk sheh qartësi 100 për qind në diskursin e ish-kryeministrit.
“Nëse Berisha thotë gjera të drejta nuk shoh se duhet të pozicionohem kundër tij. Unë nuk kam shkuar, por nuk shoh qartësi 100 për qind nga parimet politike që kam..” – tha Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post