Të gjithë e dimë se pirja e duhanit është e dëmshme, dhe shpesh herë thuhet se ndihmon në shfaqen e kancerit.
Por, përveç kancerit, duhani dëmton shumë pjesë tjera të trupit. Më poshtë ju sjellim shtatë pjesët e trupit të cilat dëmtohen nga pirja e duhanit.
Lëkura
Nëse jeni duhanpirës, rrudhat do t’ju shfaqen më shpejt. Pirja e duhanit shpejton procesin e plakjes së lëkurës. Duhani e bën lëkurën e një 40-vjeçari të duket si e një 70-vjeçari.
Nyjet
Keni dhimbje dhe pezmatim në nyje? Atëherë me siguri për shkak se pini duhan, pasi duhanpirësit janë më të prirur të vuajnë nga artriti reumatoid. Në fakt, edhe ilaçet e artritit reumatoid nuk funksionojnë mirë te personat që tymosin. Shkencëtarët ende nuk e dinë përse.
Organet seksuale
Është e vërtetë. Meshkujt duhanpirës janë më të prirur të kenë probleme me ereksionin. Dhe sa më shumë që pini duhan, aq më shumë përkeqësohet gjendja. Meshkujt që pijnë duhan janë gjithashtu më të rrezikuar të sëmuren nga kanceri i testikujve dhe femrat nga kanceri i zverkut.
Truri
Nëse pini duhan, ju jeni më shumë se trefish të prirur të keni sulm në tru. Gjithashtu jeni më të rrezikuar të keni presion të lartë të gjakut.
Sytë
Pirja e duhanit ju bën dyfish më të prirur të sëmureni me degjenerim makular, sëmundje e syrit e cila e shkatërron vizionin qendror, që iu nevojitet për të lexuar.
Mushkëritë
Kanceri i mushkërive, i cili ndërlidhet me pirjen e duhanit, 90% të rasteve është shkaktari kryesor i vdekjeve të kancerit në SHBA. Përveç kancerit të mushkërive, duhani rrit rrezikun edhe për kancerin e gojës, veshkave, mëlçisë, fshikëzës, pankreasit, stomakut, etj.
Zemra
Tymosja e duhanit është ndër shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjeve të zemrës. Kjo për shkak se duhani ngushton arteriet, si dhe trash gjakun, gjë e cila mund të shkaktojë sulm në zemër.
Diskutime rreth kësaj post