Çështja “Saimir Tahiri” u rikthye sërish në rendin e ditës, duke u bërë madje më ‘e nxehtë’ se kurrë.
Rreth 7 muaj pas daljes së përgjimeve të bandës ‘Habilaj’, ku përmendej edhe ish- ministri i Brendshëm, ky i fundit vendosi të dorëzojë mandatin e deputetit, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i lirë.
Vetë kryeministri hodhi poshtë këto akuza, duke mohuar t’i jetë kërkuar imuniteti i Tahirit, gjatë takimit me kancelaren gjermane, Merkel.
“Politikanët nuk janë njësoj, por unë nuk do të bëja kurrë kurban, apo të sakrifikojë dikë a diçka, për një përkëdhelje koke nga ndërkombëtarët.
Deputetët gjermanë nuk folën që unë të kem marrë në mbrojtje Saimir Tahirin, por ka pasur vetëm një pyetje për të shpjeguar këtë çështje, gjë që unë e bëra qartë.
Gjermania nuk është selia e Partisë Demokratike, që të vërë kushte të tilla, për të votuar pro hapjes së negociatave”, tha Rama në “Top Show”.
Diskutime rreth kësaj post