Aktorja Rudina Dembacaj është treguar shumë e hapur me ndjekësit e saj rreth raportit me partnerin e saj, Mark Frroku. Aktorja e humorit ka vendosur t’i përgjigjet gjithë ndjekësve dhe pyetjeve të tyre lidhur me planet e saj të së ardhmes me Markun.
Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse ka menduar të ketë një fëmijë me Frrokun dhe Rudina është përgjigjur shkurt dhe qartë: “Po”.
Në pyetjet e tjera, Dembacaj ka treguar se si e pritën vëllezërit dhe familja e saj lidhjen e dashurisë me ish-deputetin.
“Në fillim tronditje e madhe, pastaj gradualisht, si çdo familje. Ama kam ndjerë shumë mbështetje. Pa ta do isha shumë bosh”, – ka treguar Rudina.
Diskutime rreth kësaj post