Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se kreu i kësaj force politike, Ilir Meta nuk e ka takuar asnjëherë ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
Në një intervistë për Euronews Albania, Blushi u shpreh se Meta nuk ka pasur arsye për të takuar McGonigal-in. Ndër të tjera, Blushi shtoi se Meta i ka të gjitha takimet e tij publike dhe se marrëdhëniet me SHBA-të i ka të shkëlqyera.
“Jo, asnjëherë. Zoti Meta është shumë i qetë dhe e ka sqaruar pozicionin e tij, ndryshe nga Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të Rilindjes. Në dijeninë time, jo dhe nuk ka arsye pse të takohet. Zoti Meta, të gjitha takimet e tij i ka bërë publike, nuk ka asnjë lloj sikleti zoti Meta.
Marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga dita e parë që zoti Meta ka hyrë në politikë, kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera, të jashtëzakonshme, të pacënuara. Ju me të drejtë do të pyesni, pse? Kanë qenë marrëdshënie të bazuara në vlera dhe jo mbi afera sikundër i ka ndërtuar Edi Rama dhe rilindasit e vet”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post