Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli është i vetmi që e ka shpallur tashmë kandidaturën për t’i zënë vendin Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’, Kadilli u pyet për lëvizjet që kanë nisur brenda partisë.
Gazetari Arjan Çani shprehu gjithashtu habinë, që jo të paktë janë ata që kanë dalë kundër Bashës, po si ka mundësi që vetëm Kadilli e ka shpallur tashëm kandidaturën për kreun e PD-së.
Kadilli u pyet lidhur edhe me disa aludime, se ai është futur nga Lulzim Basha në garë, për të shërbyer si kandidat fallco. Ai tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ka një program të cilin do t’ua shpalosë demokratëve.
Pjesë nga biseda:
Arjan Çani: I uroj Bardhit rrugëtim të mbarë. Më interson kjo, ti vetë çdo të bësh në momentin që hyn në këtë garë? Cfarë do të bësh në momentin që i humbet zgjedhjet?
Fatbardh Kadilli: Në këtë parti ka një traditë shumë të keqe. Një ditë para tërhiqesh nga gara. Unë nuk tërhiqem nga asnjë proces politik. Jam në parti pavarësisht rezultatit.
Ylli Rakipi: Kanë dalë zëra se mos të ka futur Luli si kandidat fallco…
Fatbardh Kadilli: Nuk më ka futur askush. Jam konsultuar vetëm më veten time dhe me familjen time.
Arjan Çani: Si ka mundësi që nuk ka dalë njeri tjetër? Si ka mundësi që dalin, artikulojnë teza që jam dakord me ta dhe nuk kanë shpallur kandidaturë. Përse e bëjnë
Fatbardh Kadilli: Nuk e di, unë di që e bëra se kam kurajon e nevojshme. Të ndryshojë disa momente të ngulitura në memorien e kësaj partie. Humabsim dhe nuk pranojmë humbjen. E shtyjmë kohën në situtatë lufte, pastaj konsolidohet kryetari kur relaksohemi.
Diskutime rreth kësaj post