Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë, Raul Gonzales në një lidhje ‘live’ për Euronews Albania ka folur nëse vendi ynë e ka arritur apo jo pikun nga pandemi e koroanvirusit.
Pjesë nga intervista:
Ilva Tare: Duke marrë në konsideratë shifrat e të infektuarve në rang global, duket se kemi arritur pikun e pandemisë. A është e vërtetë kjo? A e kemi arritur pikën maksimale?
Raul Gonzales: Ne gjendemi në pikë-pozicione të ndryshme në vende të ndryshme dhe nuk mund të themi se kemi arritur pikun globalisht.
Ilva Tare: Le të flasim për Shqipërinë.
Raul Gonzales: Le të flasim për Shqipërinë. Ti e di se në fillim të gjithë kësaj kishim të bënim me dy kurba të ndryshme. Njëra që kishte një rritje të jashtëzakonshme dhe tjetra ishte lineare. Dhe ne donim të kishim atë kurbë, atë që rritet vazhdimisht, por ngadalë, arrin një pikë maksimale dhe pastaj zbret ngadalë sërish. Kjo është ajo që duam dhe ajo që po marrim për Shqipërinë, për të mos pasur rritjen eksponenciale. Për të mos e e parë sistemin tonë shëndetësor në kolaps, siç e kemi parë të ndodhë në Spanjë dhe Itali dhe në shkallë më të ulët edhe në Francë. Këtu duam ta shmangim. Për shembull, sot në Shqipëri kishim vetëm 16 raste të reja, pasi për 3 ditë kishim 27, 28 29 dhe ne kemi sërish 16. Kjo gjë është pozitive, jo për faktin se kemi më shumë të infektuar, por në aspektin e përhapjes së virusit, sepse ne nuk po shohim atë rritjen e madhe të rasteve dhe po shkojmë drejt vijës lineare. Por kjo nuk mund të përfaqësojë vendet e tjera, sepse ata ndodhen në momente të ndryshme.
Diskutime rreth kësaj post