Fitorja e Benet Becit në Shkodrës ishte një surprizë e madhe për të gjithë, pasi askush nuk priste që një socialist të merrte për herë të parë një bashki që ishte fituar nga të djathtët gjatë 30 viteve pluralizëm.
Pas fiores së Becit, në rrjet dhe në media u fol se një ndikim pati edhe miku i tij Luiz Ejlli.
I pyetur në “Shqipëria Live”, Ejlli tha se në asnjë moment nuk ka thënë se Benet Beci e fitoi Shkodrën prej tij.
Ndërkohë Luizi tregoi edhe për takimin që pati me zv.ministrin në ashensor.
“Unë nuk i kam thënë gjë që Benet Beci e fitoi Shkodrën prej meje. Zv.minsitri Besart Kadia ishte me mua tek ashensori, këtu në Top, dhe ai më tha mua që Beneti e ka fituar. Më tha ‘ Urime, ta bëjmë një foto’. I thashë mos e posto, se po e postove bëhesh ministër. Unë po ta them që Beneti ka qenë ndikim i joti. Më tha diçka për PS, por unë vlerësoj njeriun. Ai burrë, është njeriu që më ka mbështetur”- tha Luizi.
Diskutime rreth kësaj post