Kufijtë e Shqipërisë dhe debati i për to i ka fillesat që nga Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Shqipëria u tkurr në të katër anët e saj nga fuqitë e mëdha. Pas akordit të qeverisë së atëhershme shqiptare, me frikën se rrezikoheshin edhe kufijtë e 1913-s, mbeti gati gjysma e territoreve shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë dhe gati gjysma e popullsisë shqiptare e shkëputur nga trungu amtar, nga shqiptarët e Shqipërisë zyrtare.
Shqipëria etnike është gjithë hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.
Në videon në vazhdim mund ta shikoni se sa do ishte sipërfaqja totale e Shqipërisë Etnike. /InfoShqip.com
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post