Nëse Edi Rama, sipas saj, e di se ku ndodhen tre policët që prokuroria i lajmëroi tre javë më parë të iknin.. Monika Kryemadhi e di me pa tjetër se ku ndodhet Klemend Balili.
Edi rama mund të mos ketë patur asnjëherë rastin të takojë këta tre policë, por Monika Kryemadhi ka patur fatin të magjepset nga magjitë e Klemend Balilit, fuqia ekonomike dhe territoriale e tij.
Pikërisht për këtë arësye, ajo, kërkush tjetër veç saj- ajo merrej me ndarjen e pushtetit dhe menaxhonte pjesën e LSI në pushtetin e PS, emëroi Klemend Balilin drejtor të transportit Rrugor në Sarandë.
Është ajo që, menaxhonte ministrat Mond Panariti dhe Haxhinasti, që kanë kaluar favore të rëndësishme ekonomike te familja Balili.
Ajo ka shfrytëzuar maksimalist asetet ekonomike të familjes Balili.
Është përsëri ajo që ju dha edhe më shumë pushtet politik kur i ngriti në nivelin më të lartë, drejtimin e bashkisë së Delvinës, madje duke kërkuar me këmbëngulje që Delvina të ishte Bashki njëherë e pastaj ti lihej LSI si zonë e lirë e përbashkët në zgjedhje.
Një pjesë e tyre kanë ndodhur kur Klemend Balili u shpall në kërkim dhe kërkohej realisht nga DEA, Greqia dhe Shqipëria për hesap të tyre.
E pra, kaq e afërt sa është, a e di Monika Kryemadhi ku fshihet Klemend Balili?
Po prokuroria e di?
Një sërë veprimesh të saj, në një ping-pong të shpikur nga Prokuroria në Ministrinë e Drejtësisë, të dyja domene të LSI, bëri të mundur që Balili të zhdukej. /Pamfleti.com
Diskutime rreth kësaj post