Takimi mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, mbahet ditën e sotme në Bruksel.
Në fokus të këtij takimi pritet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Europian i vendeve të rajonit. Kryeministri Edi Rama është në krye të delegacionit shqiptar dhe do të marrë pjesë në seancën e orës 17:00. Me interes do të jetë edhe qëndrimi i Greqisë nëse do të pengojë apo jo hapjen e grup-kapitujve të Shqipërisë për shkak të çështjes ‘Beleri’.
Gazetari Panajot Barka tha në një studio televizive se marrëdhënia me Greqinë nuk duhet parë e lidhur vetëm më çështjen Beleri që sipas tij është dytësore.
Barka u shpreh se në raportin që doli nga takimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë, politika e brendshme përbën faktorin e parë refuzues nga BE.
“Duhet t’i shohim problemet pak më gjerë dhe jo të lidhura me një person. Në raportin që doli nga takimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë, politika përbën faktorin e parë që përcaktoi qëndrimin refuzues të BE dhe në këtë kontekst erdhi rasti i Greqisë për të mbyllur këtë refuzim dhe fokusimi tek e gjithë përgjegjësia tek pala greke nuk përbën realitetin. Ky kanalizim për të evidentuar rolin negativ të Greqisë nuk i shërben as marrëdhënieve mes dy vendeve as integrimit në BE. Primare duhet parë situata politika e brendshme, mungesa e dialogut dhe mungesa e shtetit ligjor në raport me qytetarët. Greqia është një shtet shumë serioz dhe duhet të ketë menduar shumë për këtë hap”, tha gazetari.
Diskutime rreth kësaj post