Vendi ynë mbrëmjen e djeshme u godit nga një tërmet më magnitudë 4.5.Tërmeti e kishte epiqendrën në Lezhë, por lëkundjet u ndjenë edhe në qytetet të tjera.
Në lidhje me këtë ka folur edhe përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni, i cila tha se nuk ka vend për panik.
“Nuk ka vend për panik sepse ashtu siç ne e publikuam mbrëmë kemi pasur një ngjarje sizmike, 10 km në verilindje të Shëngjinit dhe ishte diku tek 69 km në largësi nga qendra e Tiranës. Ishte 4.5 Rihter, tek 5 ballë. Në momentin e parë nuk ishin raportuar dëme dhe ashtu siç ne e dimë është një vend sizmik dhe presim nga moment në moment mund të ketë lëkundje por nuk ka vend për panik.”, tha ajo për “Abc e mëngjesit”.
Pyetjes se nëse duhet të shqetësohemi pasi rënies së tërmetit gjatë periudhës që janë shënuar dhe tërmete të tjera, Gjoni u përgjigj: “Nuk ka të bëjë me periudha vjeshtë apo verë, ka qenë një rastësi periudha e vjeshtës. Janë më të lehta zakonisht se tregojnë tendencën e shuarjes së vatrës.”
Diskutime rreth kësaj post