Anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidaturëve për Deputet në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj gjatë një interviste në News 24 është pyetur nëse duhet të kthehet apo jo opozita në tryezën e Këshillit Politik.
“Ne nuk kemi ende një qëndrim të qartë nga BE, Gjermania, nëse e pranojnë apo jo tejkalimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Grupi I CDU ka thënë se nuk e pranon këtë tejkalim. Ne do të presim prononcime të tilla, nuk e dimë çfarë do të ndodhë.
Diplomati amerikan që ka shkuar në mbledhje, do të thotë se do të informojë ambasadoren dhe do të ketë qëndrime. Ndryshimet kushtetuese do ta rrezikojnë seriozisht klimën, në të cilën po zhvillohen bisedimet.”, tha Mustafaj.
Diskutime rreth kësaj post