Anëtari i ri i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi, ku foli dhe për çështjen e shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe nëse ai do të jetë pjesë e parlamentit të ri.
Zekthi u shpreh se PD nuk mund ta ndalojë futjen e Berishës në Kuvend, por sipas tij ajo mundet që ta konsiderojë një vendim për të mos ta cilësuar atë pjesë të grupit parlamentar.
Deklarata e Zekthit:
“Zoti Berisha ka thënë vetë që do të jetë në parlament. Kjo nuk ka diskutim. PD nuk mund ta ndalojë futjen e Berishës në parlament pasi ai është një deputet i zgjedhur nga shqiptarët. Aman Partia Demokratike mund të marrë në konsideratë një vendim të saj për të mos e cilësuar atë pjesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pra ky është diskutimi. Ky është gjykimi im. Mesa di unë PD e ka pasur një qëndrim në lidhje me këtë çështje.
Qëndrimi është ky. Zoti Berisha është trashëgimia historike e Partisë Demokratike. Është në një farë mënyrë ndërgjegjja jonë 30-vjeçare. Arritjet e PD janë nën shenjën e këtij njeriu. Ky njeri ka një vend të padiskutueshëm në Partinë Demokratike dhe shtetit shqiptar. PD respekton statutin dhe për përjashtimin e njerëzve. PD nuk mund ta përjashtojë nëse nuk shkelet një nga këto klauzola”, u shpreh Zekthi.
Diskutime rreth kësaj post