Pasditen e sotme Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike.
Një nga çështjet kryesore që pritet të diskutohen në ketë mbledhje do të jetë një vendimmarrje e mundshme për protestë për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charls McGonigal.
Protesta u paralajmërua nga Sali Berisha në konferencën e fundit me gazetarët, ku e cilësoi arrestimin e ish-agjentit të FBI-së dhe përfshirjen e kryeministrit Rama në këtë çështje, si një nga aferat më të rënda korruptive në historinë 32-vjeçare të demokracisë shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post