Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se beteja kundër qeverisë do të vazhdojë për të rikthyer legjitimitetin. I pyetur nëse do t’iu rikthehen protestave, Basha u përgjigj duke thënë se PD asnjëherë nuk është stepur.
“Sikur ju thashë sot vëmendja e shqiptarëve duhet të mbetet te certifikimi i qartë i dështimit më të madh në 30 vite pluralizëm për të garantuar votën e lirë, i kapjes së shtetit. Detyrat tona janë të qartë, e drejtësisë është e qartë dhe do të insistojmë që ajo ta përmbushë.
Kjo është një nga arsyet përse PD-ja mbështeti ndryshimet për reformën në drejtësi. Me 185 padi në presim jo thjeshtë hetime me ritëm të lartë të filluar nga “koka” dhe jo nga “bishti” dhe transparencë.
Ndërkohë që sa i përket mjeteve dhe mënyrave, ju garantoj që PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj për të përmbushur detyrën e saj dhe nuk do të stepet as sot, kur nevoja për të kthyer legjitimitetin është më e madhe”, – tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post