Liberalizimi i vizave të Kosovës ka qene temë diskutimi mirë po Viola Von Crammon ka thënë se Nuk kemi asnjë informacion të këtillë që me 23 qershor Brukseli do t’ia liberalizojë vizat Kosovës.
Kjo ngase, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u tha gazetarëve të hënën se pret që më 23 qershor “Brukseli ta shpërblejë Prishtinën me liberalizim të vizave”.
Albanian Post ka kontaktuar eurodeputeten e të gjelbërve që ka shtyrë përpara heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, por se një gjë e tillë, sipas tyre nuk pritet të ndodh në datën e përmendur nga presidenti serb.
“Ne po e shtyjmë këtë para, por këtë informacion nuk e kemi. Zonja Viola von Cramon ishte në Paris ku e shtyu këtë gjë para gjithashtu, por në anën tonë së paku nuk kemi asnjë konfirmim për këtë gjë. Do të ishim tejet të kënaqur po qe se do të ndodhte. Por, në anën tonë nuk e kemi këtë konfirmim”, tha zëdhënësi i Cramon për Albanian Post.
“Ne shpresojmë që kjo gjë të ndodh në të ardhmen e afërt. Franca është më e rrepta kundër, mbase mund të ketë diçka që po lëvizë sepse u kemi dhënë dokumentet shtesë, andaj edhe mendoj se mund të jenë të interesuar; ngase ne edhe ua kemi shpjeguar se pse kjo gjë është e rëndësishme. Por, nuk mund t’ju garantojë asgjë. Këtë gjë nuk mund t’ua konfirmojë”.
Pyetur se a kanë vërejtur zbutje apo ndryshim rreth pozicionit francez karshi liberalizimit të vizave për Kosovën, përgjigja ishte “jo”.
“Nuk kemi vërejtur ndonjë zbutje në pozicionin e Francës. Për këtë jo”, u përgjigj shkurtazi ai.
“Siç ju thash, nuk kemi informacion shtesë për atë deklaratë [të Aleksandër Vuçiç] në lidhje me këtë [liberalizimin e vizave], por se do të ishim të kënaqur po qe se do të ndodhte, sepse Cramon e shtynë para këtë, edhe në rezolutat e parlamentin evropian edhe në punët bilaterale të saj”, përfundoi ai.
Albanian Post ka provuar të kontaktojë me zyrën për media të Qeverisë së Kosovës si dhe zv/kryeministrin e parë, Besnik Bislimi, por të njëjtët nuk janë të qasshëm.
Presidenti i Serbisë, tha se pret që BE më 23 qershor pritet t’ia liberalizojë vizat Kosovës, dhe së për një gjë të tillë Beogradi nuk është kundër.
“Por thjesht dua të shoh se si do ta shpjegojnë shpërblimin e atyre që s’bënë asgjë për dialog, që ndaluan zgjedhjet, që konfirmuan incidentet të përditshme që s’meritojnë besimin e komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Aleksandër Vuçiç për gazetarë.
Diskutime rreth kësaj post