Deputeti i zgjedhur i PD-së, Kreshnik Çollaku në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri”, komentoi edhe largimet në masë në Korçë. Për Çollakun nuk janë një dramë e madhe, pasi sipas tij kryetari Andrea Mano dhe 14 anëtarët e Kryesisë, vijojnë të jenë pjesë e PD-së.
“PD e Korçës është rreth 3000 anëtarë, kryetari dhe një grup kanë ikur, por në asnjë gërmë të tyre nuk thonë se braktisën PD, fakti që dikush jep dorëheqjen, janë problematike brenda një familje politike, janë gjëra që zgjidhen, e rëndësishme është që mbeten anëtarë, dega nuk është shkrirë, jep dorëheqjen një funksionarë, dorëheqjet janë personale, është një proces që do të zgjidhet nga anëtarësia , por kjo nuk përbën asnjë lloj drame. Eksperienca ime personale është se Basha është ai kryetar që ia thua se është gabim dhe ai ka forcën dhe thotë “po ke të drejtë, hajde ta vlerësojmë” dhe ky është një tipar që unë ia vlerësoj. Patjetër që ka defekte”, – tha ai.
Në fund, Çollaku zgjodhi që të pushojë të gjithë zërat që kanë deklaruar se ai është pjesë e një grupimi anti-Basha. Publikisht ai ka shprehur mbështetjen ndaj Bashës, teksa ka listuar tiparet që vlerëson më tepër te kryedemokrati.
“Ishte një lajm idiot, i lançuar në mënyrë idiotestke, turp për gazetarinë, që sajohet e stiset jo profesionalisht, shkrimi ku doli emrin dhe fotoja ime online si lajm kryesor, është një shkrim që nuk e kam lexuar ende, argumentimi se ti mund të bësh një “Like” në mënyrë të pavetëdijshme”. Një ditë më njoftojnë që një mediaprodhon një lajm kur referohet mua që kam mbështetur një shkrim që sot e kësaj dite nuk e kam lexuar. E mbështes totalisht Lulzim Bashën dhe projektin e tij, kam pasur kritika, i kam bërë publike, kemi lëvizur, por mbështetja ime është e pandryshueshme në thelb të saj, nëse kam diçka e bëj publikisht jo fshehurazi.
Kritikat e mia i kam bërë publik, kam qenë kritik me listën e 2017, dhe me këtë ka qenë autokritik dhe vetë Lulzim Basha. Nëse këto zgjedhje do i menaxhonte një qeveri me një standart minimalist PD dhe Lulzim Basha do ishte 12 mandat avantazh, u krye një masakër zgjedhore, nëse ka situata lokale ku dikush thotë se kjo vajti më mirë apo më keq, këto janë situata normale, ka njerëz që thonë mendimin e tyre dhe kundër kryetarit, por kjo është parti demokratike dhe për këtë na bën krenar”, – përfundoi Çollaku.
Diskutime rreth kësaj post