Besart Kadia, një nga emrat më të përfolur në ditët e fundit, i cili ka qenë ish-këshilltar i Lulzim Bashës, u emërua si zv.ministër i Financave në qeverinë e kryeministrit Rama.
Mbrëmjen e sotme i pyetur në emisionin “Zonë e Lirë” nëse do t’i përgjigjej pozitivisht një ftese politike nga Rama, për t’u anëtarësuar në PS dhe për të kandiduar në logon e Socialistëve, Kadia tha se nëse ia kërkon kryeministri ai do të pranonte.
“PS është parti në qeverisje. Unë jam afruar si ekonomist. Jam për t’u vënë në dispozicion të Shqipërisë. Për mua do ishte pazar të mendoja t’i bashkohem apo jo PS. Unë çdo debat që kam patur me Anila Denajn ka qenë për të mirën e ekonomisë.
Në rast se Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura, natyrisht që do e çoj deri në fund bashkëpunimin”, tha Kadia.
Diskutime rreth kësaj post