Në media lajmi u përhap se ish kryeministri pritet të dëshmojë në SPAK lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Kreu i SPAK, Arban Kraja është pyetur nga gazetarët nëse ish kryeministri Sali Berisha do thirrej.
“Janë çështje të hetimit për të cilat nuk kam kohë të përgjigjem”– duke mos e mohuar mundësinë që Berisha të thirret për të dëshmuar.
Nga ana tjetër, ish kryeministri Sali Berisha shpehu gatishmërinë e tij për t’u paraqitur në SPAK nëse do të nevojitej dëshmia e tij lidhur me çdo lloj çështje.
Diskutime rreth kësaj post