Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi shprehet se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate me 25 Prill.
E pyetur se a do të vihet në krye të LSI-së Ilir Meta nëse PS merr mandatin e tretë, Kryemadhi tha se premtimet me ultimatum që bën Kreu i Shtetit, asnjëherë nuk dalin.
Pyetje: Meta tha se do të dorëzojë mandatin më 26 prill nëse Rama fiton, a do të vihet presidenti në krye të partisë suaj?
Kryemadhi: Premtimet që bën Meta me ultimatum të jeni të bindur se nuk dalin. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë më 2021 që opozita e bashkuar të humbasë. Ilir Meta ka të drejtë kur thotë se jemi në një situatë të vështirë sepse ne lamë mandatet, ç’ka na vështirësoi punën.
Diskutime rreth kësaj post