Ambasadori Philip Reeker, tha se Shtetet e Bashkuara do të monitorojnë palët e spektrit politik në Shqipëri. I pyetur nga gazetari Robert Papa, nëse ambasada do të vazhdojë të tolerojë Ramën edhe pse prishi marrëveshjen elektorale, Reeker tha:
“Ne e mirëpritëm shumë atë marrëveshje, ishte hap i rëndësishëm për drejtimin e duhur, ishim të kënaqur me ambasadoren Kim që ishte e zonja ta ndihmonte Shqipërinë të lëvizte në atë drejtim.
Shqipëria është një aleate e NATO-S, kandidate për anëtarësim në BE, ti e di se unë jam i angazhuar për shumë kohë në atë rajon, ka zhvillime të tjera në Shqipëri, është e rëndësishme të shikojmë që të gjitha palët e spektrit politik të marrin pjesë në institucionet se demokracia rreth kësaj është e gjitha dhe ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar të monitorojmë dhe do të inkurajojmë gjithë palët e spektrit politik”, përfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post