Teksa u pyet për çmimin e energjisë elektrike, kryeministri Rama u shpreh sot i prerë se nuk do të ketë ulje të çmimit.
Rama tha se një premtim të tillë mund ta bëjë vetëm Lulzim Basha, që sipas kreut të qeverisë, nuk ka dhe nuk ka për të pasur gjë në dorë, duke nënkuptuar se do të humbë në 25 prill.
“Çmimin e energjisë mund ta ulë Lulzim Basha që nuk ka gjë në dorë dhe nuk do të ketë gjë në dorë. Çdo me thënë ulje e mëtejshme? Jo, të gjitha premtimet mund të mbahen në kohën që ti parashikon, ndodh dicka dhe shtyhet në kohë. Premtimet mund të marrin kohë përtej asaj që ti parashikon.
Por të gjitha premtimet që ne kemi bërë dhe bëjmë janë të bazuara në arsyetim të mundësive që kemi. Ndërkohë që ulja e çmimit të energjisë është një premtim që nuk e bëjmë dot. Këtë mund ta bëjë Lulzimi që nuk ka gjë në dorë dhe nuk ka për të pasur dhe thotë kap cfarë të kapësh dhe premtën nënë e babë” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post