Komisioni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të thërrasë për të dëshmuar 24 funksionarë publikë.
Lista ka emra nga kryeministri Edi Rama, zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuesin dhe ish-drejtuesin e policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Ardi Veliu e deri te dy gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.
Por a do të shkojë Edi Rama në Komisionin Hetimor që ka ngritur opozita? Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, anëtare e këtij komisioni u shpreh se “Nuk besoj që do të jetë hera e parë, kryeministri ka ardhur edhe herë të tjera dhe ka dëshmuar.
Duhet parë që nëse të gjitha pikat janë objekt i hetimit. Së pari duhet të shikojmë çështjet që kanë parashtruar, dokumentacionin dhe personat nëse janë në funksion të hetimit”, tha ajo.
Por a do të mbajë përgjegjësi shumica nëse pas hetimit rezulton se ka pasur shkelje? “Absolutisht po. Asnjëherë nuk kemi dhënë mbrojtje politike. Do të duhet të përballen me drejtësinë, që thotë fjalën e fundit” tha ajo duke “thumbuar” PD-në “problematikat që kanë duhet t’i zgjidhin mes vetit dhe jo ti gjejnë te PS”.
Lulzim Basha njoftoi sot dorëzimin ditën e mërkurë në Kuvend të tre drafteve, reformën territoriale, zgjedhore dhe vettingun e politikanëve, që kërkon që ta bëjë një njësi e veçantë në SPAK. Partia Socialiste duket se do i hapë rrugën kësaj nisme. Kështu të paktën la të kuptohet përgjigja e Blerina Gjylametit.
“Më vjen mirë që Basha ka pranuar që SPAK funksionon dhe nuk është i prekur politikisht. Më në fund ja kemi dalë që institucionet e reja të drejtë të jenë të pavarura”, deklaroi deputetja socialiste në Abc Neës.
Diskutime rreth kësaj post