Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, i ftuar në “Top Story” sqaroi më tej zhvillimet e fundit për klientin e tij.
Ai u shpreh se mosha nuk lejohet me ligj që personat mbi 70 vjeç të dërgohen në burg.
Duke qenë se ish-kryeministri ka tejkaluar limitin e ligjit, nuk mund të dërgohet pas hekurave, por maksimumi i dënimit që mund t’i jepet është arrest në shtëpi.
Grida Duma: Pse është vendosur slash, arrest me burg ose arrest shtëpie.
Genc Gjokutaj: Ajo është një forcim i ngjyrave për të treguar që ne po të mos ishte mbi 70 vjeç nuk do të ishim kursyer për burg.
Grida Duma: Tani që është mbi 70 vjeç nuk e lejon ligji?
Genc Gjokutaj: Nuk e lejon ligji që t’i nënshtrohet masës së ekstremit, arrestit me burg. Maksimumi është arresti në shtëpi. Prandaj ata që e shkruajnë, duan që ta pëlqejnë ata që i kanë thënë.
Diskutime rreth kësaj post