Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Çlirim Gjata ka zbuluar sot në emisionit “Të Vaksinuarit’ skenarin që do të ndiqet në Kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës.
I pyetur nëse do të votohet për shkarkimin e Bashës ditën e shtunë, Çlirim Gjata e konfirmoi këtë gjë, duke treguar madje se ky votim do të jetë i fshehtë.
Një tjetër pyetje ishte nëse do të diskutohet për datën e një proteste të madhe, me Gjatën që konfirmoi se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të diskutohen shumë gjëra përfshirë dhe protestën masive.
Pjesë nga biseda:
Aulon Kalaja: A do shkarkohet Basha? Skenari i 11 dhjetorit?
Çlirim Gjata: Së pari do të jenë ndryshimet në statut. Ku ndër të tjera do të parashikohet shkarkimi i kryetarit nëse humb zgjedhjet parlamentare. Kam marrë pjesë në ndryshimet që do bëhen fillimisht. E dyta do të jetë votimi i fshehtë për shkarkimin e z.Basha. Delegatët do të votojnë në mënyrë të fshehtë për shkarkimin e z.Basha. Do të propozohet fillimisht dhe më pas do votohet. Më pas do të propozohet drejtimi me një kolegj me një anëtar nëj votë. Nuk do të zgjidhet me datë 11 dhjetor Sali Berisha. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë kryetarin e PD-së por kuvendi nuk e zgjedh kryetarin. Kryetari zgjidhet një anëtar një votë.
Aulon Kalaja: A do të caktohet një protestë e madhe?
Çlirim Gjata: Shumë gjëra do të diskutohen. Një protestë e madhe do diskutohet. Unë e pranoj që në datë 25 prill kishte masakër elektorale. Ne mund të kishim fituar ato zgjedhje nëse do silleshim ndryshe. Gabimi ynë është mos çuarja e iniciativave të marra. Nuk duhet të kishim lejuar zgjedhjet. Për çfarë bojkotuam ne. Për më tepër kishim dhe dekretin e Presidentit. Nuk i shkuam aksioneve deri në fund për djegien e mandateve dhe shkuam përsëri u ulëm me Ramën për zgjedhjet e 25 prillit. U ulëm me të në 5 qershor, dhe ai menjëherë ndryshoi kushtetutën. E fundit ishte çështja e patronazhistëve. Pas 25 prillit, Basha filloi fushatën për zgjedhjet në PD. Çfarë nuk kemi bërë për të rrezuar Ramën. Jo vetëm që nuk e rrëzuam, por shkojmë në parlament dhe e keni parë çfarë opozite kemi. Prapë sot ulemi me Ramën për të ndryshuar kushtetuten. Kjo që bën zoti Berisha është për të shpëtuar PD-në. Jo more zotëri nuk ndahet PD, ajo ose shpërbëhet ose kthehet më e fuqishme se ishte.
Bislim Ahmetaj: Kuvendi i datës 11 është kuvend pune. Do të diskutohet çfarë është bërë keq në këto 8 vite. U masakruam nga mënyra e papërgjeshme për rritjen e rezultatit për të dalë mbi 80%, sepse kështu kishte dalë urdhri nga zyra e Bashës. Ky kuvend do të gjykojë punën.
Aulon Kalaja: Si do e hiqni baltën? Nga Air Albania do shkoni në seli
Bislim Ahmetaj: Unë jam i ftuar te vendi vip, sepse nuk jam delegat pasi jam përjashtuar. Herën e fundit është dhënë urdhër që të mos jem. Kuvendi i shumicës merr vendime cilët do të jenë institucionet që do e drejtojnë PD-në deri në zgjedhjen e kryetarit. Legjitimitetin e jep anëtarësia e PD-së.
Diskutime rreth kësaj post