Analisti i njohur Baton Haxhiu u shpreh se Meta si President ka më shumë se dy vite që shkel kushtetutën dhe do të duhej të ishte shkarkuar.
Por nga ana tjetër ai tha se beson se ka shumë pak gjasa që kjo të ndodhi duke theksuar se Ilir Meta do ta çojë deri në fund mandatin e tij si President.
“Edi Rama dhe PS nuk kanë asgjë personalisht me Ilir Metën, ka të bëjë me shkeljen e Kushtetutës duke sjellë si raste flagrante mos dekretimin e Gent Cakaj si ministër të Jashtëm dhe Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm”, tha ai.
Haxhiu shtoi se ftesa e Ramës për opozitën mbetet në fuqi edhe nëse Meta nuk shkarkohet.
“Rama ka deklaruar se nuk është më rëndësi se kur fillon dhe kur zgjedhjet presidenti i ri do të doja që ta bëja me opozitën”, tha ai për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post