Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për energjinë elektrike, duke përsëritur se çmimi nuk do të rritet, madje ai sulmoi opozitën, duke i kujtuar financimet ruse, ndërsa thotë se ata janë duke përhapur lajmin se qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë nga 1 nëntori, diçka që e konsideroi të pavërtetë.
“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?”, shkruan Rama në një postim në Twitter.
ERE i ka kujtuar qeverisë se çmimi i rritur prej 42 lekësh për ata abonentë që shpenzojnë mbi 800 kWh, hyn në fuqi që prej datës 1 nëntor.
Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama, ka lënë të kuptohet se nuk do të rritet çmimi i energjisë, ashtu siç bëri edhe në postimin e fundit në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post