Aktorja Rudina Dembacaj i është përkushtuar kohët e fundit biznesit të saj duke lënë jashtë vëmendjes ekranin televiziv.
Teksa i përgjigjej pyetjeve të fansave kuriozë në InstaStory, dikush e pyeti për planet e të ardhmes lidhur me jetën e saj artistike.
“Me çfarë po merresh artistikisht?”, – e pyeti një prej ndjekësve Rudinën, e cila ndau disa plane të reja, por pa shumë detaje.
“Teatri është i mbyllur, në televizion do kthehem në shtator. Tashmë artistikisht, thjesht jetoj”, – ka shkruar Rudina, duke e lënë surprizë faktin se në cilin televizion do të rikthehet dhe me çfarë projekti.
Së fundmi, për aktoren po aludohej se mund të ishte shtatzënë dhe shkak për këtë u bë një foto në Instagram, me barkun paksa “të rrumbullakosur”.
Mirëpo, ajo i dha fund aludimeve duke publikuar një foto nga palestra, ku tregonte barkun e sheshtë.
Kujtojmë se Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.
Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.
Më 1 janar, ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.
Diskutime rreth kësaj post