Rikthimin në politikë, në mënyrë aq aktive sa në kohën kur ishte deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari e përjashton si mundësi, kjo edhe për shkak të angazhimeve të saj si nënë.
“Përjashtimi im nga PD ishte i qartë me dalje publike, ndaj doja ta merrja përsipër si sfidë duke kandidtuar me një forcë të re politike, por që Kodi elektoral e bëjnë gati të pamundur që një parti e re të ketë sukses. Shpresa ishte që në atë kohë, personat e zhgënjyer nga këta individë të shkonte drejt kësaj forcë të re politike, kjo nuk ndodhi dhe tregon që ka akoma hapësirë për të bëra gjëra të reja. Angazhimi im në politik jeton me mua, kontributi im do jetë në mënyrë të vazhdueshme, por jo më vrullin e mëparshëm”, tha ish-deputetja për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post