“Tirana është në rrugën e duhur dhe aty po bëhet maksimumi…”
Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama për punën e kryebashkiakut Erion Veliaj duke konfirmuar edhe njëher rikandidimin e tij.
“Tirana është në rrugën e duhur dhe aty po bëhet maksimumi.
Edhe në bashki të tjerë unë mendoj se po bëhet një punë e madhe.
Po bëhet një punë goxha sistematike dhe po bëhen punët me radhë.
Shteti, Shqipëria u bë si Bathorja, një këtu dhe një atje kisoka, lavazhe, kemi akoma shumë punë për të pastruar këtë trashëgimi”-, përfundoi Rama.
“Të vijë Dashi, të vijë Jorida, të vijë Ristani, të vijë Paloka, të vijë Luli vetë, por çfarë do thonë? Ai 10% që i ka mbetur PD do thonë”- deklaroi pak ditë më parë Veliaj duke treguar se nuk ka frikë asnjë për garën e Tiranës. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post