Nga logoja e Juventusit, tek ajo e Italisë dhe së fundmi tek logoja e Liverpoolit.
Këto janë dashuritë e Ramës në veshjet e tij.
Megjithatë, kryeministri ka bërë një faull të rendë kësaj radhe pasi në veshjen e tij ka reklamuar një kompani bastesh.
Bëhet fjalë pikërisht për “BetVictor”, e cila është partner i ekipit anglez prej disa vitesh.
Logoja e “BetVictor” stampohet gjithnjë poshtë ligos së Liverpoolit duke qenë një ndër partnerët kryesorë.
Reklamimi i basteve është e kundraligjshme në Shqipëri që prej fillimit të këti viti dhe këtë ndalim e ka propozuar pikërisht kryeministri Rama.
Madje, sëfundmi në Shqipëri është proceduar penalisht administratori i një ekipi të Superligës pikërisht sepse në bluzat e lojatërëve ishin stampuar reklamat e një kompanie bastesh.
Tashmë, nëse ligji është i njëjtë për të gjithë, Rama duhet të procedohet penalisht për reklamën që i bëri kompanisë së basteve. /albeu
Diskutime rreth kësaj post