SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish- zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë se ka pak gjasa që Arben Ahmetaj ta pranojë arrestimin. Ai u shpreh se ka informacione që Arben Ahmetaj ka bërë shumë udhëtime jashtë vendit me miqtë e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që të kërkojë azil në një vend jashtë Shqipërisë.
“A do të përfundojë në qeli Arben Ahmetaj? Kjo mbetet për t’u parë. Ka pasur informacione që ai ka menduar për këtë ditë, koha i është dhënë shumë. Nuk është një flagrancë, di që Ahmetaj, këtë e kam të konfirmuar, ka bërë shumë udhëtime jashtë vendit me miqtë dhe njohjet e tij dhe ndoshta mund të lexojmë një lajm për azil nga Ahmetaj. Se është nga ata njerëz që edhe si profil, edhe si karakter s;e pranon kollaj burgun”, tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post