Teksa kanë mbetur më pak se dy javë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, kryedemokrati Lulzim Basha duket se i frikësohet përballjes me liderin historik Sali Berisha.
Në një intervistë për emisionin “Radari Informativ” me Jonida Shehun në ABC Neës, Basha deklaroi se nuk e ka betejën me Berishën.
Madje sipas Bashës ai po e përdor si sebep që po i sjell kosto partisë dhe atij vetë.
“Unë nuk kam asnjë përballje me Sali Berishën, as ai me mua, e ka me SHBA.
Është një fazadë, një sebep që po i sjell kosto PD dhe mua.
Ky është një sensacion mediatik për ti ikur problemeve reale”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post