GJKKO njoftoi sot se ditën e nesërme në orën 14:00 do të mbahet seanca gjyqësore për ish-kryeminsitrin Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani.
I ftuar në Syri Tv, Berisha është pyetur se a do të shkojë ditën e nesërme në Gjykatë, ish-kryeministri tha se ai nuk do ta shkelë Kushtetutën.
Sipas tij në Kushtetutë thuhet se një deputete nuk mund të ndiqet penalisht dhe as nuk mund të merret ndaj ti asnjë masë sigurie, pa autorizimin e parlamentit.
“Nuk kam asnjë njoftim. Nuk refuzoj kurrë të paraqitem në gjykatë apo në prokurori, por në rastin konkret, ka një bllokim të plotë kushtetues në këtë rast, i cili vjen pasi unë bëra çdo përpjekje në pushtet që ta zhduk këtë pengesë.
Kam qenë dhe jam i mendimit, se pavarësisht nga çdo çmim, njerëzit duhet të jenë në kushtetutë të barabartë.
Në tërësi, për fat të keq nuk janë, por ama ka vende që i kanë. Ka vende që deputetin, për një arsye ose tjetër, e merr polici, hajde te unë njëherë se dua të merrem me ty.
Kurse kur unë e dërgova këtë nen për heqje të plotë të kufizimit të organeve të drejtësisë ndaj deputetëve, Edi Rama e hodhi poshtë në mënyrë kategorike.
Në praktikë, ai refuzoi kërkesën e Saimir Tahirit. Unë jam në këtë situatë, të shkel Kushtetutën, nuk e shkel.
Ta paraqesin siç është Kushtetuta, e cila thotë në mënyrë taksative se deputetit nuk mund t’i kufizohet liria në asnjë forme, pa miratimin e Kuvendit. Unë Kushtetutën nuk e shkel kurrë!
Mblidh parlamentin, siç thotë Kushtetuta. Vetë e ke bërë. Unë kam qenë në variantin tjetër, po u paraqit kjo në parlament, unë e miratoj”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post