Avokati Spartak Ngjela shkruan në rrjetet sociale se: “Duke u nisur nga fakti që shtypi amerikan, por edhe ai evropian, ka disa ditë që po reklamon pozitivisht Iranin se si ky ka qenë në kohën e Shahut, shenjat janë që mund të ketë ndërhyrje ushtarake”.
Postimi i plotë:
“Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka lajmëruar sot që, të gjithë qytetarët gjermanë duhet të largohen urgjentisht nga Irani.
Çfarë ka ndodhur?
Duke u nisur nga fakti që shtypi amerikan, por edhe ai evropian, ka disa ditë që po reklamon pozitivisht Iranin se si ky ka qenë në kohën e Shahut, shenjat janë që mund të ketë ndërhyrje ushtarake.
Por, a ka arsye të plotë të politikës së luftës për një ndërhyrje të NATO-s në Iran?
Mendoj se, ajo që po ndodh me hakerat iranianë, si proces subversiv kundër Shteteve të Bashkuara, dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s, i plotëson kushtet për të vendosur gjendjen e luftës së NATO- kundër Iranit.
Megjithatë, duhet të presim.”, ka shkruar Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post